Njësia për Auditim të Brendshëm (NJAB)
Auditimi i Brendshëm është një aktivitet kshilldhënës i pavarur me siguri objektive dhe një aktivitet konsultues, i dizajnuar për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar veprimet e organizatës. Auditimi i Brendshëm ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave, duke nxitur një qasje sistematike dhe të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit në menaxhimin e rrezikut, kontrollës dhe proceset e qeverisjes.
Njësia për Auditimin e Brendshëm merret me auditimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë, me shqyrtimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe të efikasitetit të të gjitha shërbimeve në kuadër të kësaj Ministrie, në harmoni me ligjin dhe përgjegjësitë e parashtruara.
Njësia për Auditim të Brendshëm kontrollon rrespektimin e politikave programore, të planeve dhe të programeve të punës, si dhe ligjeve dhe rregullave në fuqi. Bën edhe kontrollimin e menaxhimit të brendshëm me qëllim të sigurimit të një sistemi më efikas të përgjegjësisë për departamentet dhe agjensitë shpenzuese të Ministrisë, në rrespektimin e politikave dhe procedurave të ligjeve dhe të rregulloreve përkatëse.
Njësia për Auditim të Brendshëm identifikon dhe vlerëson efikasitetin e politikave të procedurave ekzistuese në menaxhimin e mjeteve buxhetore, dhe bënë rekomandimet eventuale për përmirësimin e procedurave, si dhe kontrollon efikasitetin e menaxhimit të personelit dhe zhvillimin e procedurave në njësitë përkatëse si dhe përgaditë Raportet përfundimtare; ku më pas përcjell implementimin e rekomandimeve të dhëna.
Njësia për Auditim të Brendshëm kryesisht punën e vet e ka mbështetet fillimisht në Ligjin për Auditimin e Brendshëm Nr.02/L-74 i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 16 nëntor 2006, më pas në Ligjin për Auditim të Brendshëm Nr. 03/L-128 i dt. 17.09.2009 i shpallur me Dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës Nr. DL-026-2009 , datë 13.10.2009 dhe tani në ligjin e ri-Ligji Nr.06/L-021 Për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike i shpallur me dekretin Nr.DL-008-2018, datë 17.04.2018
NJAB punën e vet e bazon poashtu edhe në Doracakun e Auditimit të Mbrendshëm – Vëllimi i I-rë - II –të dhe III-të, lëshuar në vitin 2008 nga MEF –ca ,-- përkatësisht nga Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditimin e Brendshëm.
Kjo Njësi përherë është e angazhuar edhe në trajnime të vazhdueshme profesionale që organizohen nga ekspertë ndërkombëtarë, përmes DAB në kuadër të MEF – it, si dhe nga vetë Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm(NJQHAB) në MF-ca.
- Njësia për Auditimin e Brendshëm funksionon me dy zyrtarë të certifikuar dhe të licencuar për Auditim të Brendshëm në Sektorin Publik dhe ate:
--- Bislim Gashi – Drejtor i Njësisë për Auditim të Brendshëm dhe
--- Emine Telaku - Auditore e Brendshme