Inspektorati për Trashëgimi Kulturore

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore/MKRS

Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore janë:

1. Ushtron mbikëqyrje inspektuese në zbatim të Ligjit të Trashëgimisë Kulturore, legjislacionit tjetër përkatës të trashëgimisë kulturore dhe historike si dhe akteve nënligjore që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore, konform Ligjit për Trashëgimi Kulturore;
urdhëron ndalimin e menjëhershëm për një periudhë të pacaktuar për çdo lloj pune të paautorizuar në asetet e trashëgimisë kulturore;
ndërmerr veprime konkrete ndaj palëve në rastet e punimeve të paautorizuara me të cilat dëmtohen asetet e trashëgimisë kulturore dhe kujdeset që përmes veprimeve të përcaktuara me ligjet në fuqi të njëjtat të kthehen në gjendjen e mëparshme;
jep rekomandime për ministrin, institucionet dhe mekanizmat tjerë të trashëgimisë kulturore në funksion të ndertimit te një sistemi të qëndrueshëm të ruajtjes, mbrojtjes, restaurimit dhe konservimit të duhur të vlerave atribuese që përbën autenticitetin dhe integritetin e aseteve të trashëgimisë kulturore, si dhe për zbatimin të masave efektive të parandalimit dhe evitimit të rrezikut të dëmtimit apo të humbjes së tyre;
inicion procedura të kundërvajtjes dhe procedura penale ndaj personave fizikë dhe juridikë që kanë dëmtuar apo shkatërruar asetet e trashëgimisë kulturore;
vepron në raport me intervenimet (konservim, restaurim, gërmime arkeologjike, ndryshim apo shfrytëzim ose çfarëdolloj veprimesh të tjera) për të cilat nuk ekziston leja/aprovimi i organeve kompetente të trashëgimisë kulturore.

2. Inspektoriati për Trashëgimi Kulturore ka statusin e Departamentit, në bazë të rregullimit ligjor.

3.Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore për punën e tij raporton tek Ministri.

4.Numri i të punësuarve në Departamentin e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore,do te rregullohet me Rregulloren për Organizim dhe funksionim te brendshëm të MKRS-së, e cila është në proces të plotësim- ndryshimit.

Personeli:

Imer Hakaj, Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore/MKRS
Tel: 03820022271,
Mob: +38344326926
Emaili: [email protected]

Blerta Halimi, Asistente Administrative
Tel: 038213073
Emaili: [email protected]

Pajtim Zogaj, Inspektor në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
Tel: 03820022001
Emaili: [email protected]

Labëri Dakaj, Inspektore në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
Tel: 03820022001
Emaili: Labë[email protected]

Gjejlane Hoxha, Inspektore në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
Tel: 03820022001
Emaili: [email protected]