Detyrat dhe përgjegjësitë e MKRS-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në tekstin e mëtejmë: MKRS) ka përgjegjësitë si në vijim:

1. Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e kulturës, rinisë, sportit, të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta;
2. Zbaton planet e veprimit dhe legjislacionin për të përkrahur fushën e kulturës, duke përfshirë programet e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, avancimin e lidhjeve kulturore dhe shkëmbimeve ndërkulturore të artistëve, shoqatave kulturore dhe institucioneve të kulturës;
3. Zbaton planet e veprimit dhe legjislacionin për të përkrahur fushën e rinisë, organizatat rinore, klubet, qendrat rinore dhe organizatat e përfaqësimit, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në vendim marrje dhe në jetën publike, pjesëmarrjen në edukimin jo formal, në punësueshmëri, edukim dhe promovim shëndetësor, si dhe në kulturë, sport dhe rekreacion;
4. Zbaton planet e veprimit dhe legjislacionin për të përkrahur funksionimin e aktiviteteve dhe infrastrukturës në sport, duke përfshirë programet për mbështetjen e sportistëve, specialistëve të sportit, klubeve dhe federatave në ngritje të përfshirjes, cilësisë dhe pjesëmarrjes në aktivitete dhe gara sportive në vend dhe ato ndërkombëtare;
5. Zbaton planet e veprimit dhe legjislacionin për të përkrahur fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, duke përfshirë programet për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, avancimin e legjislacionit përkatës dhe licencimin e Shoqatave për Administrim Kolektiv të të Drejtave;
6. Harton programe për ngritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve kulturore, rinore dhe sportive dhe ndihmon në vendosjen e kontakteve, shkëmbimin e informatave dhe përvojave më të mira;
7. Harton programe për ngritjen e nivelit të komunikimit kulturor dhe bashkëjetesës mes kulturave të të gjitha komuniteteve etnike, fetare apo gjuhësore në vend, duke përfshirë edhe promovimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e kulturë, rinisë dhe sportit jashtë vendit;
8. Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.