Divizioni për Komunikim Publik

Divizioni për Komunikim me Publikun (DKP) i MKRS-së i përgjigjet Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, dhe puna, detyrat dhe përgjegjësit e DKP-së rregullohen me Rregulloren për Komunikimin Qeveritar me Publikun.


DKP e MKRS-së ka strukturën, detyrat dhe funksionet e saj. Në strukturën e DKP-së, në krye të hierarkisë është Udhëheqësi i DKP-së, zyrtarët përkatës për koordinim të punëve e komunikim me publikun, për publikim, për monitorim dhe analizim media, për pranimin e kërkesave për Qasje në Dokumente Publike si dhe të përditësimit dhe mirëmbajtjes së faqes zyrtare të ministrisë.


DKP ndër detyrat kryesore të saj ka: ofrimin e përkrahjes profesionale për Ministrinë, zëdhënësin e saj, duke ofruar këshilla për prezantim të duhur të politikave, punëve e veprimeve të Ministrisë. Gjithashtu, DKP-ja bën përgatitjen, mirëmbajtjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së Ministrisë, duke zbatuar teknikat efektive të komunikimit, po ashtu, bashkëpunon me Zëdhënësin e Ministrisë për organizimet e konferencave për shtyp dhe intervistave, ndër detyrat e DKP-së është edhe përpilimi dhe lëshimi i kumtesave për shtyp, deklaratat, raportet dhe publikimet e tjera për publikun dhe bën përditësimin dhe mirëmbajtjen e informatave në ueb faqen zyrtare të ministrisë dhe menaxhon me e-mail adresën për komunikim me publikun. Ndërsa në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë për Monitorimin e Medieve në ZKP-ZKM, ofron raporte ditore të prezentimit medial të politikave dhe aktiviteteve ministrore për ministrinë, zëdhënësin e ministrisë, këshilltarët e tjerë politikë dhe zyrtarët e lartë të ministrisë, pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike për njësinë përgjegjëse për komunikim me qytetarë si dhe përgatit raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për Qasje në dokumente Publike të cilin e dërgon në ZKP-ZKM.


Kontakti:
Osman D. GASHI

Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik
Tel: 038 213 589
@: [email protected]


Jusuf LUSHAKU
Zyrtar i Lartë për Informim
Tel: 038 211 513
@: [email protected]


Zamira AHMETI
Zyrtare për Informim dhe Monitorim
Tel: 038 200 22273
@: [email protected]