Njësia për të drejta të njeriut
Duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes e drejtave të njeriut dhe ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve demokratike të vetëqeverisjes, sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë siguruar nxjerrjen e rregullave mbi këto çështje që janë në përputhje të plotë me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Në bazë të Udhëzimi Administrativ 04/2007 si dhe vendimit të Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Kulturës Rinisë Sportit dhe Çështjeve Jo Rezidente është formuar Njësia e Drejtave të Njeriut në përbërje të re.
Njësia e Drejtave të Njeriut përbëhet prej Koordinatores dhe tre zyrtarëve:Zyrtarja për Barazisë Gjinore dhe Mundësi të Barabarta,Zyrtarja për Minoritete dhe Drejtat e Fëmijëve,dhe Zyrtari për Anti-Trafikim dhe për Persona me Aftësi të Kufizuara.
Formimi i NJDNJ ka për qëllim promovimin,monitorimin ,avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ministri. NJDNJ duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ 04/2007 do të ndihmojë në zbatimin e dokumenteve të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës.
Kjo Njësi do të ketë rol të rëndësishëm në proceset e raportimit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në MKRS. NJDNJ i përgjigjet drejtpërsëdrejti Sekretares Permanente.
Stafi i NJDNJ
Fatmire Sahiti Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut ;
e-mail:[email protected]
Nezaqete Rukovci Zyrtare për Barazi Gjinore dhe Mundësi të Barabarta;
e-mail:[email protected]
Labinot Berisha-Zyrtar për Anti-Trafikim dhe Persona me Aftësi të Kufizuara;
e-mail:[email protected]
Müceyla Mesekran-Zyrtare për Minoritete dhe Drejtat e Fëmijëve;
e-mail:[email protected]
Aktivitetet e NJDNJ
Njësia e Drejtave të Njeriut aktivitetin e vet e realizon duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ nr. 04/2007. Në koordinim dhe në mbikëqyrjen e Koordinatores dhe në bashkëpunim me zyrtarët e njësisë bënë promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut;
Përpunon Draft-Strategjinë dhe Planin Akcional të njësisë i cili kyç aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve ,cakton buxhetin e nevojshëm vjetor,përcakton nevojat e përkrahjes së jashtme dhe këshillëdhënëse. Monitoron dhe mbikëqyrë aktivitete në Ministri lidhur me implementimin e standardeve për të drejtat e njeriut të aplikueshme në Kosovë;
Jep propozime dhe komente në lidhje me draftet e të gjitha ligjeve,strategjive,udhëzimeve administrative të miratuara nga ana e Ministrisë lidhur me të Drejtat e Njeriut;merë pjes
në cilësinë e vëzhguesit në të gjitha komisionet në Ministri,bashkëpunon me Ombudspersonin me qëllim të mbikëqyrjes së implementimit të propozimeve të tyre lidhur me respektimin e drejtave të njeriut,këshillon vendimmarrësit në ministri lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut,në bashkëpunim me zyrën e personelit përcjell të dhënat statistikore lidhur me numrin e të punësuarve për strukturën gjinore,nacionale,si dhe për pozitat udhëheqëse në Ministri. Kryen edhe aktivitete të tjera të cilat hynë në sferën e drejtave të njeriut.
Parimet kryesore në të cilat bazohet puna e Njësisë për të Drejtat e Njeriut
Univerzaliteti dhe pandashmëria e të drejtave të Njeriut;
Mos-Diskriminimi;
Vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet grupeve të brishta;
Promovimi dhe edukimi për drejtat e njeriut;
Bashkëpunimi me sektorin jo-qeveritar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të njeriut.
Statistikat e të punësuarve në MKRS dhe Institucione sipas të dhënave të vitit 2006.
Struktura gjinore në MKRS
Femra | Meshkuj | Gjithsejt |
203 (44.00 %) | 259 (55.93 %) | 462 |
Struktura e minoriteteve në MKRS
Serb | Boshnjak | Turq | Malazez | Rom | Goran | Gjithsejt |
14 | 11 | 17 | 1 | 2 | 1 | 47 |
Pozitat udhëheqëse në MKRS dhe Institucione sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike
Meshkuj | Femra | |
Shqiptar | 81 | 17 |
Serb | 2 | 1 |
Të tjer | 1 | 1 |
Gjithsej: | 84 | 19 |