MKRS dhe European Cultural Parliament nënshkruajnë të hënën (14 Prill) Memorandum Bashkëpunimi - në Kosovë mbahet sesioni i 13-të i ECP-se

14.04.2014

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe European Cultural Parliament do të nënshkruajnë të hënën (14 Prill 2014), në ora 13:00 në MKRS, Memorandum Bashkëpunimi për mbajtjen e sesionit të 13-të të European Cultural Parliament në Prishtinë.

Pas nënshkrimit të memorandumit mes dy institucioneve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe   Karl – Erik Norman, sekretar i përgjithshëm i ECP-së, do të mbajnë konferencë për media.

Berlini dhe Edinburgh kanë qenë qytetet evropiane që së fundi kanë organizuar sesionet e ECP-së.

Mbajtja e këtij sesioni në Prishtinë do të përkrahet edhe nga Këshilli Britanik i Kosovës. Sesioni do të mbahet në muajin Tetor, dhe në Prishtinë për tri ditë do të qëndrojnë mbi 120 njerëz të artit nga Evropa.

Anëtarë të ECP-së nga Kosova, të emëruar nga Ministri Krasniqi janë Eliza Hoxha dhe Veton Nurkollari.

Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!

Prapa