Memorandum Mirëkuptimi nënshkruar mes MKRS-së, Manifesta-s dhe Qytetit të Prishtinës

19.05.2020

Të martën, më 19 maj 2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, përfaqësuar nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta 14 Prishtina, Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes një video konference në Zoom, duke e garantuar buxhetin e vënë në dispozicion për zhvillimin e një institucioni të përhershëm ndërkulturor në Prishtinë në vitin 2022 me rastin e Manifesta 14.

Partnerët iniciues të Qytetit të Prishtinës dhe Fondacionit Manifesta 14 Prishtina janë të kënaqur që Ministria e Kulturës është angazhuar për projektin e Manifesta 14 Prishtina dhe trashëgimisë së saj përtej bienales. Qyteti i Prishtinës tashmë i ka përmbushur obligimet e veta ndaj Manifesta 14 që do të thotë se projekti mund të filloj, pas një vonese prej tre muajsh për shkak të pandemisë corona.

Manifesta 14 pret me padurim të filloj të bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Qytetin e Prishtinës.

Për informacione të mëtejshme rreth Manifesta ju lutem kontaktoni Fondacionin Manifesta
Emilia van Lynden, Shefe e marketingut, komunikimit dhe publikimeve
Herengracht 474
1017 CA Amsterdam
Hollandë
Telefoni: +31 20 672 14 35
E-maili: [email protected]

Prapa