Dita e Tokës shënohet me “Muri apo Premtimi i Prirët”

22.04.2024

Sot në Kampusin e Universitetit të Prishtinës \"Hasan Prishtina\" në Ditën e Tokës, artisti Driton Selmani ka zbuluar instilacionin \"Muri apo Premtimi i Prirët\".

Kjo vepër është një shfaqje e veçantë e krijuar me përdorimin inovativ të plastikës së ricikluar, duke krijuar një reflektim të fuqishëm mbi ndërgjegjen mjedisore dhe nevojën e urgjencës për praktika të qëndrueshme.

Ngjarja u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me zyrën e Presidencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë si shenjë për fillimin e Ditëve të Tokës në Kosovë.

Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i UNDP-së, Nuno Queiros, përfaqësues të presidencës, artistë e qytetarë.

Prapa