Takim me përfaqësuesit e AFD-së

18.04.2024

Zëvendësministrja Osmani ka pritur në takim drejtorin regjional për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe Melanie Malinvaud, menaxhere e projekteve në AFD për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Temë kryesore e diskutimit ishte organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Gjithashtu u fol për zhvillimet dhe politikat e sportit në vend.

Zëvendësministrja e njoftoi me përgaditjet aktuale që po bëhen për zhvillimin e LM2030, ndërsa folën për mundësinë e bashkëpunimit rreth organizimit të kësaj ngjarje të rëndësishme sportive.

Agjencia Franceze e Zhvillimit shprehën gatishmërinë e tyre për investime në disa projekte në kuadër të LM2030 si dhe shkëmbimin e përvojës së tyre nga Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Paris.

Prapa