Është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për Qendrën Historike të Prishtinës
28.03.2024
Në këtë takim janë prezentuar vlerat kulturore të Peizazhit Historik Urban të Prishtinës, janë analizuar dhe diskutuar rreziqet dhe mundësitë nga zhvillimet dhe projektet e planifikuara në këtë zonë. Poashtu është diskutuar për ndërhyrjet e lejuara në zonën qendër, rregullativat dhe udhëzuesin për zonën mbrojtëse.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.