Sfidat dhe sukseset e Anti Dopingut në Kosovë

27.03.2024

Zëvendësministrja Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e WADA-s për Evropë, Sebastien Gillot dhe drejtorin e Agjencisë së Anti-Dopingut të Sllovenisë, Janko Dvoršak, të shoqëruar nga koordinatori i Agjencisë për Anti-Doping në Kosovë, Bernard Tahirbegolli.

Bashkë diskutuan për sfidat dhe sukseset në vendin tonë sa i përket antidopingut, ndërsa Gillot vlerësoi lartë progresin tonë si shtet në krijimin e infrastrukturës ligjore për politikën Antidoping.

Përgjatë kësaj periudhe në vendin tonë është hartuar dhe miratuar Ligji për Antidopingun, po ashtu edhe dy akte nënligjore të këtij ligji. Gjithashtu është themeluar Agjencia Antidoping e Kosovës.

Zëvendësministrja Osmani e njoftoi që paralelisht me këtë është rritur numri i testimeve në doping nga 10 sa ishin ne vitin 2021, në 90 në vitin 2023. Është shtuar numri i zyrtarëve për kontroll të dopingut në Kosovë, nga 2 sa ishin në 2021, në 14. Si dhe për vitin 2024, politika e dopingut ka buxhet rreth 200 mijë euro, nga 12 mijë sa kishte në vitin 2021.

Prapa