Takim për investimet në Komunën e Vushtrrisë

27.03.2024

Ministri Çeku ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi për të diskutuar rreth projekteve të përbashkëta.

Ndër të tjera është folur për stadiumin e palestrën e qytetit, e gjithashtu për projektet e trashëgimisë kulturore që janë në zhvillim e sipër.

Bashkë u dakorduan që të ketë angazhim nga të dyja palët që këto projekte të zhvillohen me lehtësi e pa vonesa.

Prapa