Koncert për 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s

25.03.2024

Filharmonia dhe Opera e Kosovës kanë mbajtur koncert në shënim të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra dhe Kori interpretuan vepra nga Karl Jenkins, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Franz Schubert.

Solistët Zana Abazi Ramadani - soprano, Ismet Vejseli - tenor, dhe Denik F. Prizreni - bariton ofruan emocion me interpretimet e tyre për publikun.

Të pranishëm në këtë ngjarje ndër shumë artdashës ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Prapa