“Sporti në shkolla” edhe në Komuën e Lipjanit

22.03.2024

Programi “Sport në Shkolla” që ka për synim fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjëve përmes ndërlidhjes së arsimit me sportin dhe të sportit me shëndetin, është duke vazhduar aktivitetin në shkollat e vendit.

Për të parë ecurinë e aktiviteteve, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka vizituar shkollën “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku aktualisht janë të përfshirë afër 70 nxënës të cilët të ndarë në 2 grupe po zhvillojnë stërvitjet e tyre në basketboll 3x3, në 4 ditë të javës.

Entuziazmi dhe dëshira e nxënësve për të qenë pjesë e këtij programi, si dhe përkushtimi i trajnerëve për të punuar me nxënësit e kësaj shkolle, përmbushin misionin e programit për të nxitur aktivitetin fizik dhe zhvillimin personal të nxënësve.

Prapa