Art, kulturë e sport që nga fëmijëria

14.03.2024

Po angazhohemi shumë që fëmijët të kenë qasje në sa më shumë aktivitete kulturore e sportive, në ekspozita, film, teatër, koncerte e sporte.

Me shumë sukses e intensitet po vazhdojnë programet “Art në Shkolla”, “Sport në Shkolla”, “Kosova shtet i xhudos” komponenta xhudo në shkolla e “Drejt Malit”, të gjitha programe që u dedikohen fëmijëve dhe të rinjëve.

Përmes tyre nxënësit po mësojnë skijimin, xhudon, basketbollin 3x3, hiking, shahun e po ashtu po mësojnë për artin e kulturën duke ndjekur shfaqje, filma, koncerte e duke takuar artistë e vizituar ekspozita të shumta.

Prapa