Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

06.03.2024

Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, Presidentja e vendit Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministri, Hajrrulla Çeku dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, aty ku i ka rrënjët liria jonë.

Ata u pritën nga familja Jashari ndërsa në fjalën e tyre nderuan lartë sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Lavdi!

Prapa