Mbahet për herë të parë Festivali i Teatrove për Fëmijë

06.03.2024

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Ferizaj po mbahet edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për fëmijë.

Në kuadër të festivalit po jepen shfaqjet më të mira teatrore vendore për fëmijët e shkollave fillore, po ashtu aktivitete të tjera, si lojëra dhe gara të diturisë.

Në këtë edicion do të ketë shfaqje dhe aktivitete teatrore edhe në Kaçanik, Shtime dhe Han të Elezit.

Shfaqjet do të jepen deri më 7 mars ndërsa kuizet e diturisë teatrore në datat 8 dhe 9 mars në Teatrin Adriana.

Prapa