Ekspozita “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil”

01.03.2024

Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil”.

E kuruar nga Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj, kjo ekspozitë trajton thellësisht temat e tekstilit në art, duke shqyrtuar origjinën, kuptimin dhe rëndësinë kulturore të pëlhurave.

Përmbajtja e ekspozitës pasqyron teknikat tradicionale të tekstilit, shfaqjen e marrëdhënieve globale dhe përpunimin e historive kulturore dhe industriale në tekstil.

Ndër pjesëmarrës të shumtë, në hapje morën pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri Sylejman Elshani.

Ekspozitën mund ta vizitoni deri me 28 prill 2024.

Prapa