“Arti për të gjithë” për personat me aftësi të kufizuara

29.02.2024

Me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, shoqata Hendifer po e realizon projektin “Arti për të gjithë”, përmes së cilit personat me aftësi të kufizuara do të thellojnë dijen e tyre për artin.

Projekti ka në fokus të veçantë që personat me aftësi të kufizuara të përvetësojnë pikturimin sipas teknikës së vitrazhit (vizatimit në xham) me synim të rritjes së të shprehurit artistik.

Duke ofruar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive, projekti parasheh që ata përveç njohurive teknike, përmes artit të shprehin ndenjat e tyre, të kenë më tepër vetëvlerësim dhe të jenë sa më të përfshirë në shoqëri.

Prapa