100 libra audio për të verbrit në Kosovë

01.03.2024

Ka filluar realizimi i projektit “100 libra audio për të verbrit në Kosovë”, i ideuar nga OJQ ‘Omculti’ dhe përkrahur nga Ministria e Kulturës.

Ky projekt do të ofrojë 100 libra audio për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar në Kosovë dhe qëllimi është qasja e barabartë në literaturë dhe burime arsimore për komunitetin e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin.

Librat e incizuar do t’u dorëzohen Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bibliotekës së të Verbërve të Kosovës ‘Syri Ynë’, si dhe Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen edhe disa libra në gjuhët e komuniteteve në Kosovë, si serbe, boshnjake, turke dhe në gjuhën rome.

Prapa