Premiera e operës së parë të Kosovës ‘Goca e Kaçanikut’

24.02.2024

Për herë të parë në Kosovë u shfaq opera e parë kosovare \"Goca e Kaçanikut\" me kompozitor Rauf Dhomin, produksion i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Nën regjinë e mjeshtrit të madh Nikolin Gurakuqi, kasti i shkëlqyeshëm, kori, orkestra, balerinët dhe i gjithë ekipi ofruan një shfaqje të mrekullueshme.

Sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Ismet Vejseli sollën në jetë Pafikën dhe Trimorin, ndërsa Hektor Leka dhe Besiana Mehmedi portretizuan Plakun dhe Plakën. Në role të tjera u prezantuan Harris Bajraktari si Rusbashi, Hekuran Bllaca si Fiqali, dhe Etrit Nura si Agjenti.

Maestro Edon Ramadani, luajti një rol kyç në sjelljen e kësaj opere në variantin më të plotë të saj.

Ngjarje të tilla po e gjallërojnë skenën kulturore të vendit ndërsa sallat janë të mbushura plot për ti ndjekur ato.

Faleminderit dhe përgëzime të gjithë atyre që ishin të angazhuar në realizimin e operës.

“Goca e Kaçanikut” do të shfaqet edhe të dielën më 25 shkurt prej orës 19:00 në Sallën AMC.

Prapa