Meloditë e lashta për brezat e rinj

31.05.2023

Falë programit \"Arti në shkolla\", përfaqësuesit e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, ofruan një përvojë unike në shkollën \"Skënderbeu\" në Prëlepnicë të Gjilanit.

Nxënësit mësuan për historinë e pasur të okarinës dhe rrënjët e saja të thella në Kosovë. Përfaqësuesit ndanë njohuri rreth zbulimit të instrumentit dhe pranisë së tij në muzikën tradicionale. Mësuan edhe për artistin vizionar, Shaqir Hoti, si dhe përkushtimin e tij mbi okarinën, instrumentin 7 mijë vite të lashtë.

Përmes këtyre aktiviteteve edukativo-artistike, nxënësit po thellojnë njohuritë e tyre për trashëgiminë tonë kulturore të përcjellë ndër shekuj e breza.

Prapa