Restaurimi i xhamisë dhe tyrbes në Novobërdë

30.03.2023

Ministri Çeku së bashku me partnerët nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe UNDP, sot vizituan Xhaminë e Osman Efendisë dhe Tyrben e Mehmetit të Vjetër, në Novobërdë.

Ata shikuan nga afër ndërhyrjet restauruese që po zhvillohen aktualisht në këto dy asete të trashëgimisë kulturore.

Falë angazhimit të përbashkët, të dyja monumentet së shpejti do të finalizohen dhe do të vazhdojnë t'u shërbejnë komuniteteve.

Prapa