Angazhim maksimal për sportin

31.03.2023

Arritja e rezultateve të dëshiruara në sport shkon krahas me përmirësimin e infrastrukturës sportive. Për pëmbushjen e këtij synimi, dje janë nënshkruar dy marrëveshje.

Në mes të ministrit Hajrullah Çeku dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, u nënshkrua marrëveshja përmes të cilës MKRS mbështetë ndërtimin e stadiumit në fshatin Hogosht, projekt i cili parashihet të përfundoj në vitin 2025.

Marrëveshja e dytë iebashkëpunimit u lidh me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku parashihet mbështetje financiare për punime në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”, investim që do të bëhet gjatë vitit 2023 dhe 2024.

Prapa