Xhudistët elitarë dhe profesionistë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

29.03.2023

Përfaqësim dinjitoz në gara ndërkombëtare të ushtrive, mbështetje për xhudistët gjatë dhe pas karrierës së tyre sportive, dhe trajnimi i pjesëtarëve te FSK-së, janë qëllimet e Memorandumit të sotëm të nënshkruar ndërmjet MKRS, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos.

Ky bashkëpunim shënon hapin e parë drejt ndërtimit të mekanizmave institucionalë për integrimin e plotë të sportistëve elitarë e profesionistë të arteve marciale në institucionet e sigurisë.

Këtë komponentë në kuadër të programit shtetëror \"Kosova, shtet i xhudos\" MKRS po e mbështetë në vlerë të përgjithshme vjetore prej 63,504.00€.

Prapa