Dy ministrat e kulturës takohen në Portugali

21.03.2023

Ministri Çeku dhe ministri portugez i kulturës, Pedro Adao e Silva, kanë zhvilluar takim në Lisbonë.

Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale dhe planet në fushën e kulturës në të dyja shtetet, po ashtu mbështetjen e promovimit të artistëve dhe kulturës kosovare në botë. Për të thelluar bashkëpunimin, është biseduar edhe për disa nisma të reja dhe projekte të përbashkëta në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Në Lisbonë aktualisht po mbahet Java e Kulturës së Kosovës, në kuadër të së cilës po zhvillohen aktivitete të shumta artistike.

Prapa