Takim për Qendrën Historike të Prishtinës

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në takim dhe ekspozitë në kuadër projektit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prishtinës.
Takimi me ju ka për synim identifikimin e shënjuesve të rëndësishëm në qytet, në lagjen tuaj dhe në komunitetin tuaj, Ekspozita e fotografive do të shpërfaqë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore në bazë të funksioneve të rëndësishme për kohën dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.
Takimi dhe ekspozita do të jenë të hapura për të gjithë, të hënën me 20 mars 2023, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në Prishtinë.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.
Jeni të gjithë të mirëseardhur!