Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

15.11.2022

Kanë filluar punët në pastrimin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe hapësira po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.

Në projektin e financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, procesi i hartimit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë.

Në këtë proces përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët.

Projekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, dhe synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Prapa