Simpoziumi ndërkombëtar i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Kosovë

29.10.2022

Në Grand Hotel, në Prishtinë, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?” dhe mblodhi qindra pjesëmarrës për të diskutuar për Muzeun e Artit Bashkëkohor në Kosovë.

Ky ishte aktiviteti i parë i Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor ndërsa kishte për qëllim që përmes diskutimeve me panelistë e pjesëmarrës me prapavijë dhe profesionistë të fushës të gjenden përgjigje për shumë pyetje, si ku do të jetë lokacioni, cili do të jetë koleksioni i Muzeut, çfarë ndikimi do të ketë në shoqëri e të tjera.

Simpoziumi u hap nga Yll Rugova, kryesues i Këshillit Inicues për Muzeun e Artit Bashkëkohor ndërsa ishte i ndarë në katër panele me tema të ndryshme.

Në panelin e parë folës ishin: Övül Ö. Durmuşoğlu, Joanna Ëarsza, Iara Boubnova, Cristiana Colli, Nita Zeqiri, ndërsa temë e diskutimit ishte për kë ka rëndësi ky muze?

Në panelin e dytë u diskutua për koleksionin muzeal, programin publik dhe vizionin. Pjesë e këtij paneli ishin: Arta Agani, Ana Janevski, Catherine Nichols, Vesa Sahatçiu.

Ndërsa në panelin e tretë u fol për ndërtesën e muzeut. A duhet të përdoret/transformohet ndonjë ndërtesë ekzistuese apo të dizajnohet një ndërtesë e re me përmasa të përshtatshme për zgjerim e rritje të mëvonshme. Në këtë diskutim kontribuuan panelistët: Përparim Rama, Vala Osmani, Benjamin Foerster-Baldenius, Jon Maass.

Paneli i katërt ishte për politikat ligjore të MAB-it, relacionet kulturore dhe ligjin. Panelistë ishin: Hedwig Fijen, Klodeta Krasniqi, Nicolas Bourriaud dhe Leutrim Fishekqiu.

Përgjigjet e nxjerra nga panelistët e shumtë e me përvojë do të shërbejnë si shtyllë e diskutimeve dhe vendimeve të mëtejme të Këshillit.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në këtë diskutim të frytshëm, dhe ju ftojmë që të jeni pjesë e mëtutjeshme e konsultimeve për ngritjen e institucionit të Muzeut të Artit Bashëkohor.

Prapa