Ministri Çeku takoi ambasadorin e Suedisë

03.10.2022

Ministri Çeku priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ai e njoftoi për zhvillimet aktuale në MKRS, ndërsa diskutuan për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve, planifikim të aktiviteteve në fushën e artit, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Ministri Çeku dhe ambasadori Westerlund shprehën gatishmërinë për të realizuar projekte të përbashkëta, për të rritur shkëmbimin e përvojave me qëllim të promovimit të vlerave të të dyja shteteve.

Ambasadori Westerlund falenderoi ministrin Çeku për pritjen dhe u shpreh se Suedia do të jetë përkrah Kosovës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët.

Prapa