Miratohet Koncept-dokumenti për Art dhe Kulturë

26.08.2022

Në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar Koncept-dokumenti për Art dhe Kulturë.

Përmes këtij dokumenti adresohen kërkesat e vazhdueshme të sektorëve të ndryshëm të kulturës në mënyrë që të eliminohen sfidat e deritashme dhe të krijohet efikasitet më i madh dhe nxitje për krijimtari dhe kultivim të vlerave të mirëfillta.

Me këtë vendim hapet rrugë për Ligjin e ri të Kulturës, Ligjin e ri të Kinematografisë, rregullimin ligjor të sektorit muzeal dhe Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e Kulturës.

Bashkangjitur gjeni Koncept-dokumentin për Art dhe Kulturë: https://bit.ly/3QWutxe

Prapa