Koncerti përmbyllës i festivalit RLIOF

01.08.2022

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbrëmë u mbajt koncerti përmbyllës i festivalit “RLIOF”. Një organizim profesional nga ekipi artistik, kryesuar nga tenori ynë Ramë Lahaj, që dhuruan intepretime fantastike dhe program të pasur artistik për publikun.

Vlerat e këtij festivali i adresohen zhvillimit të gjeneratave të reja dhe komunitetit opersitik i cili do të jetë e ardhmja e institucionit të Operës së Kosovës, institucion ky që është drejt funksionalizimit.

Koncerti magjepsës i cili u drejtua nga dirigjenti i njohur Valerio Galli prezantoi për publikun tonë zërat fantastik të baritonit Franco Vassallo, tenorit Jean Bernard Thomas, sopranos Anna Bondarenko, tenorit Ramë Lahaj, këngëtares tonë të suksesshme Erza Muqolli, korit \"Okarina\" dhe mysafires speciale sopranos së njohur Pretty Yende.

I gjithë programi u shoqërua në mënyrë brilante nga Filharmonia e Kosovës.

Për të ndjekur koncertin të pranishëm ishin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e tregtisë dhe industrisë, Rozeta Hajdari, personalitete nga jeta politike dhe arti dhe shumë qytetarë.

Si Ministri e Kulturës e vlerësojmë shumë që Ramë Lahaj kthehet me këtë festival në vendin e tij, duke kontribuar në muzikë dhe zbulimin talentëve të rinj, po ashtu duke promovuar muzikën operistike në vend me sjelljen e artistëve të huaj dhe promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Prapa