Mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve prioritet për Qeverinë e Kosovës

31.05.2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit në Kosovë kanë përmbyllur me sukses implementimin e projektit “Fuqizimi ekonomik i bizneseve fillestare dhe iniciativave për të rinjtë në ndërmarrësi”.

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së granteve të vogla për bizneset startup të fushës së TIK, projekt ky që kishte për qëllim mbështetjen institucionale për të rinjtë dhe projektet e tyre inovative në ndërmarrësi.

Dhjetë biznese fillestare, të cilat u treguan të suksesshme u shpërblyen me medalje.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte ministri, Hajrulla Çeku, i cili dëgjoi nga afër të rinjtë dhe diskutuan mbi punën dhe planet e tyre, ndërsa në fjalën e tij siguroi që përkrahja e vazhdueshme institucionale nuk do tu mungoj.

Urime dhe suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin tuaj Traceabeelity, Udhë, Common Store, Breathe in Travel, Biotech Agriculture, RIOBOTICS, LUA Robotics, FAMS GROUP, Prishtina Photos dhe CALLISTER.

Prapa