Kampionët e Kupës së Kosovës në henbdboll

16.05.2022

Të dielën, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet finale për Kupën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat, për meshkuj dhe për femra.

Në konkurrencën e femrave ndeshja u zhvillua mes ekipit të Istogut dhe Ferizajit dhe titullin e Kupës e fitoi klubi nga Istogu. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, në finale u përballën Besa Famgas nga Peja dhe Klubi Hendbollistik “Kastrioti” nga Ferizaj. Klubi pejanë u shpallën kampionë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Finalen e hendbollisteve e përcollën për së afërmi Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Financave, Hekuran Murati, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ministri Çeku dhe kryetari Krasniqi kanë ndarë medaljet për finalistet e po ashtu Kupën e Kosovës, për skuadrën e Istogut.

Prapa