Telegram ngushëllimi
14.01.2022
E nderuar familje Meraku,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, këngëtarit tonë, Eduard Meraku.
Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, në këto ditë shumë të vështira për ju.
Eduard Meraku ka qenë pionier i rock’n’rollit në vendin tonë, themelues i një prej rock bendeve më të rëndësishme, ndër të parat në Pejë dhe Kosovë, ‘Selekcioni 039’ dhe për punën e përkushtimin e tij do të kujtohet gjithmonë.
Skenës artistike muzikore, posaçërisht komunitetit të muzikës rock dhe shoqërisë sonë do t’i mungojnë shumë performancat e tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Eduard Merakut.
Sinqerisht,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit