15 vite pa Muharrem Qenën, artistin që ia kushtoi një jetë artit

25.09.2021

Këngët e tij lanë gjurmë në muzikën shqipe. Prandaj me një të tillë po e kujtojmë sot.

U bënë 15 vite pa një prej artistëve më të mëdhenjë shqiptar.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist.

Shfaqjet e guximshme, shprehja, shkrimet dhe mesazhet e forta në skenë shtyen zhvillimin teatror në gjeneratat që tashmë i shohim si të zakonshme dhe normale.

Këto shembuj dhe këtë punë sot e solli Muharrem Qena me gjeneratën e tij, me këmbëngulje për liri të shprehjes artistike dhe me kujdes të jashtëzakoshëm në detaje dhe në etik të pashoq të punës artistike.

Qena lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më shumë se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

Kënga, frazimi, tematikat dhe strukturat muzikore që buronin nga Muharrem Qena pasuruan vendin tonë me “himne të qytetit” që këndohen e kumbojnë në festa, gëzime, hidhërime e çdo lloj tjetër të aktivitetit social.

Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall.

Prapa