Vazhdon vizita e zëvendësministrit Veshall në institucionet e Republikës së Turqisë

03.09.2021

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, zëvendësministri i MKRS, z. Sejnur Veshall po zhvillon takime të shumta me zyrtarë institucional atje.

Takimin e radhës e kishte me Kryetarin i Arkivave, z. Uğur Ünal.

Ata diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit të afërt dhe specifik në këtë fushë kurse z. Ünal konfirmoj gatishmërinë për ndihmesë në ekspertizat e nevojshme që parashtrohen nga institucionet e Kosovës.

Ndërsa në Komunën Kecioren, zyrtarët e MKRS dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Turqi, znj. Sherife Shala, z. Serdal Vardar dhe z. Egzon Mumxhiu u pritën nga z. Turgut Altinok. Në takim u fol për festivalet e përbashkëta dhe bashkëpunimin me organizatat dhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi.

Takimi i fundit u mbajt me nënkryetarin e YTB, z. Sait Yusuf me të cilën u diskutua për bashkëpunim për kuadrot e reja në profilet ku komuniteti kulturor ka nevojë.

Zëvendësministri i MKRS, z. Sejnur Veshall në këtë vizitë po shoqërohet nga këshilltari i ministrit z. Onur Canhas dhe asistentja ekzekutive e ministrit znj. Donartë Kastrati.

Prapa