Në tre vjetorin e vdekjes, përkujtohet regjisori Bekim Lumi

30.07.2021

Sot u bënë tri vite që u nda nga jeta një prej regjisorëve më të mirë të vendit, Bekim Lumi.

Për nderë të tij në Teatrin Kombëtar të Kosovës u promovua libri “Engjëlli blu” me poezitë që ai kishte shkruar gjatë jetës.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Qendra Multimedia u bënë bashkë familjarë të regjisorit, pjestarë të komunitetit artistik, zyrtarë të institucioneve dhe shumë të pranishëm të tjerë.

Ishin artistët znj. Melihate Qena dhe z. Afrim Kasapolli që recituan pozitë e tij për publikun.

Bekim Lumi si regjisor ka kontribuar jo vetëm në Teatër, por edhe në formësimin dhe konstituimin e shumë strukturave shtetërore të artit dhe kulturës në Kosovë.

Ai ishte poashtu një prej profesorëve më të përkushtuar të Universitet të Prishtinës, ku me vite të tëra ndërroj sfondin e edukimit kulturor/teatror dhe solli gjenerata të tëra të regjisorëve e aktorëve të cilët tani janë pjesë e rëndësishme e skenës teatrore në Kosovë dhe jashtë saj.

Bekim Lumi do ti mungoj gjithmonë skenës së Teatrit dhe gjithë komunitetit artistik, por pas vetes ka lënë vepra që do të kujtohen gjithmonë.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendësministri, z. Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit z. Onur Canhas.

Prapa