Poezia e Podrimjes trashëgimi e spikatur kulturore e Kosovës

21.07.2021

Sot u bënë 9 vite nga vdekja e poetit tonë të madh, Ali Podrimja.

Ai ishte autor i shumë vëllimeve me poezi dhe ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare, ndërsa do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.

Puna e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja.

Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën tonë dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.

Ndër veprat e tij më të njohura të tij janë : \"Thirrje”, \"Lum Lumi\", \"Fundi i Gëzuar”, \"Ishulli Albania\" e shumë të tjera.

Do ta kujtojmë gjithmonë, me mall dhe krenari.

Prapa