Telegram ngushëllimi i ministrit Çeku me rastin e vdekjes së zyrtares së MKRS-së, znj. Sebahate Boshnjaku

09.07.2021

Të nderuara familje Arifi e Boshnjaku,

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj, znj. Sebahate Boshnjaku, zyrtares sonë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo ka dhënë kontribut të gjatë në MKRS, në kuadër të Divizionit të Prokurimit, ndërsa ishte model i përpikërisë në punë dhe me përkushtimin e saj etik e profesional ka kryer çdo detyrë me përgjegjësi të lartë.

Prandaj ne si MKRS ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin të punojmë me të. Ajo ka qenë frymëzuese dhe nxitëse edhe për kolegët e koleget e saj në ministri, për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e institucionit.

Në emër timin dhe të stafit të Ministrisë, pranoni ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe.

Sinqerisht,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa