Nygaard i Komitetit Olimpik të Evropës viziton KOK-un

31.05.2021

Zëvendësministrja Daulina Osmani takohet me Niels Nygaard – ushtrues detyre i presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, me rastin e vizitës së këtij të fundit në KOK.

Sportistët tanë po na bëjnë krenar në botë. Mbështetja e tyre që të arrijnë suksese të mëtutjeshme ishte temë e bisedimit mes zëvendësministres Daulina Osmani dhe Niels Nygaard – ushtrues detyre i presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, me rastin e vizitës së këtij të fundit në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Osmani i shprehu mirënjohje për vizitën në Kosovë, derisa konfirmoi bashkëpunimin e mirë që ka MKRS-ja me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe se bashkarisht do të ndërmarrin hapat e duhur drejt zhvillimit të sportit në vend.

Ndërsa u.d. i presidentit të KOE-së konfirmoi mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës, ndërsa vlerësoi lartë të arriturat tona, me theks të veçantë medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka e Jeton Beqiri, si dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti.

Prapa