Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Britanike në Kosovë

31.05.2021

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Çeku pati kënaqësinë të pres Ambasadorin Britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott. Gjatë këtij takimi u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e prokurimit publik.

Artistët, sportistët dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë më të lehtë suksesin brenda dhe jashtë vendit kur mbështeten në mënyrë profesionale dhe u garantohen shërbime publike cilësore. Prokurimi publik transparent dhe konkurrues është thelbësor për ta garantuar këtë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një nga tri Ministritë që do të mbështeten nga projekti i financuar nga #CSSF "Forcimi i prokurimit publik në Kosovë", së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ne jemi shumë falenderues për përfshirjen e Ambasadës Britanike në këtë proces dhe do të angazhohemi që ky projekt të jetë i suksesshëm.

Prapa