Koncert i suksesshëm i Filharmonisë së Kosovës

29.05.2021

Filharmonia e Kosovës, me formacionin harkor edhe njëherë dëshmoi për kapacitetin e ndërveprimit me gjenerata të reja dhe për ofrimin e hapësirës dhe bashkëpunimit profesional me akterë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Mbrëmë në publik ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Koncerti me katër vepra të ndryshme për orkestër harkore, me interpretim që magjepsi publikun, realizoi një program që përfshinte vepra nga fundi i periudhës romatike deri te kohërat tona në shekullin 21 me kompozitorë vendor.

Në koncert me sukses u paraqit dirigjentja e re nga Maqedonia e Veriut, Agona Çupi, e cila drejtoi me sukses një program të ngjeshur artistik që tregoi kapacitetet e saj të dalluara të dirigjimit.

Prapa