Ministri Çeku takon KD-të e institucioneve të kulturës

29.05.2021

Dje kemi nisur ciklin e takimeve me Këshillat Drejtues të institucioneve kombëtare të kulturës.

Në takime të ndara, Ministri Hajrulla Çeku i shoqëruar nga zëvendësministri Sejnur Veshall dhe shefja e kabinetit Klodeta Krasniqi priten këshillat drejtues të Filharmonisë, Galerisë dhe Qendrës Kinematografike.

Na presin punë të mëdha të cilat do t'i ndërmarrim bashkë me Këshillat Drejtues.

Institucionet kombëtare të kulturës do të mbështeten, zhvillohen dhe pavarësohen posaçërisht në aspektin programor dhe artistik.

Bashkarisht do të angazhohemi për reformimin administrativ, autonominë financiare dhe qëndrueshmërinë institucionale të të gjitha institucioneve kombëtare të kulturës.

Prapa