Ministri Çeku takoi krerët e OSBE-së në Kosovë

15.04.2021

Ministri Hajrulla Çeku priti në vizitë Shefin e Zyres së Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe Shefin e Çështjeve Politike dhe Komunikimit Jeff Bieley.

Shefi i Zyrës së Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport dhe Shefi i Çështjeve Politike dhe Komunikimit Jeff Bieley e kanë uruar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku për postin e ri duke i shprehur edhe gatishmërinë e kësaj organizate për bashkëpunim në fusha të ndryshme e që janë në interes të të dyja palëve.

Z. Çeku falënderoi ambasadorin Michael Davenport për punën e palodhshme që kjo organizatë ka bërë për shumë vite në Kosovë duke ndihmuar në procesin e ndërtimin të institucioneve vendore dhe procesin e demokratizimit.

Fusha e rinisë dhe ajo e trashëgimisë kulturore u përmendën në veçanti si dy fusha ku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mund të realizojë bashkëpunim të frytshëm me Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Prapa