Medalja e artë për Kosovën

16.04.2021

Kampionia Distria Krasniqi (-48kg) fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Finalja ishte shumë e lehtë për Krasniqin për shkak se ukrainasja Daria Bilodid u tërhoq nga gara. Për të arritur në finale Distria fitoi tri ndeshje.

Shumë Urime për Distrinë dhe trajnerin Driton Kuka. Ky rezultat do të thotë shumë për komunitetin sportiv dhe Republikën e Kosovës. Ky sukses flet për përgatitjen shumë të mirë të Krasniqit për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Pas pak do të garojë xhudistja Nora Gjakova në kategorinë -57kg. Nora do të luftojë për medalje të bronztë. I urojmë shumë suksese Norës dhe krejt ekipit.

Prapa