Krerët e institucioneve bënë homazhe për Rasim Thaçin
27.03.2021
Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës bënë homazhe në nderim të figurës së Rasim Thaçit – Cimës.
Kryeministri Kurti pas homazheve shkroi edhe në Librin e Përkujtimit, teksa kujtoi se Rasim Thaçi- Cima, gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo, e tërë kohën duke e ndarë me të tjerët.
Presidenti në detyrë dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vendosën lule të freskëta duke i dhënë lamtumirën e fundit, duke u përkulur me nderime dhe mall për Rasim Thaçin.
Nesër në 11:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë nderime për figurën e Rasim Thaçit.