Qeveria e Kosovës miraton dy propozime të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit

30.10.2020

Sot më 30 tetor 2020, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka miratuar dy propozime të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi si vijon:

Propozimi i parë i miratuar nga Qeveria e Kosovës:

Është miratuar PLANI I VEPRIMIT DHE KRITERET PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË RIMËKËMBJES;

MKRS pasi e ka analizuar gjendjen e tre sektorëve ka përgatitur metoda konkrete dhe kritere specifike për zbatimin e këtij vendimi për të siguruar ndarje korrekte dhe racionale të mjeteve financiare në përputhje me nevojat në terren.

Ndarja e mjeteve financiare do të bazohet në tri masa specifike në mënyrë që secilit sektor t’i ofrohet mbështetje relevante.

Masa 1 i referohet punës në praktikë për të rinjtë të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen në sektorin publik dhe privat duke u kompensuar me 170 € në muaj.
Masa 2 i referohet mbështetjes direkte financiare për klubet e sportit që janë të regjistruara në federatat përkatëse sportive.
Masa 3 i referohet mbështetjes financiare për organizatat kulturore, krijuesve të pavarur dhe hulumtuesve të kulturës, rinisë dhe sportit.

Në momentin e parë që do të transferohen mjetet financiare, MKRS do të fillojë me zbatimin e këtij plani. Vendime të mira dhe shumë të rëndësishme për qytetarët, në veçanti për kulturën, sportin dhe të rinjtë e Kosovës.

Propozimi i dytë i miratuar nga Qeveria e Kosovës:

Është miratuar propozimi që muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çetës dhe të shënohet si i tillë me një varg aktivitetesh si vijon:

- Përurimi i veprave te Anton Çetës

- Përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq (Investim i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit)

- Këndi i Anton Çetës – Ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës

- Emisione Televizive- RTK - Shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i një dokumentari te ri

- Simpozium shkencor ne Prishtinë dhe Tiranë

- Ekspozitë e fotografive ne Prishtinë dhe Tiranë MKRS, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Historik ne Tiranë

- Themelimi i Çmimit “Anton Çeta“


Ky propozim miratohet meqenëse viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së prof. Anton Çetës, intelektualit të ndritur, mbledhësit të shquar të folklorit, shkrimtarit të njohur e pajtuesit të palodhur të gjaqeve. Njëkohësisht, viti 2020 shënon 30 vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontribuoi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare e pajtimit mes njerëzve.

Prapa