Ministrja Dumoshi vuri gurthemelin e stadiumit ndihmës në fshatin Studenqan të Suharekës

30.07.2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me zëvendëskryeministrinDriton Selmanaj, zëvendësministrat Halil Matoshi e Nexhat Ramadani dhe njëpjesë të stafit të MKRS-së morën pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumitndihmës në fshatin Studenqan të Suharekës.

 

Ministrja Dumoshi tha se është jashtëzakonisht e lumtur kur i shehqytetarët duke pritur fillimin e ndërtimit të këtij stadiumi ndihmës, icili financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim mekryetarin e komunës i cili e ka siguruar këtë tokë komunale.

Ajo përmendi se në vitet ’90-ta, pikërisht në këtë fshat kanë luajtur nëatë kohë lojtarët e Kosovës.

 

“Është jashtëzakonisht ndjenjë e mirë kur i sheh të lumtur qytetarët tëcilët kanë ardhur për të na pritur që po fillojmë ndërtimin e këtij stadiumi.MKRS është duke e financuar së bashku me kryetarin Bali Muharremaj këtëprojekt.  Ky fshat e do futbollin dhe ka shumë histori”, shtoi Dumoshi.

 

Ajo tha se MKRS-ja do të angazhohet që nga afër dhe do të inspektojëpunimet e këtij stadiumi deri në përfundimin e tij.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj  tregoi për përshtypjen dhedashurinë që kanë pasur banorët e kësaj ane për futbollin.

 

“Unë kam pasur fatin të vij dy herë për të luajtur në stadiumin që ndodhetafër shkollës. Megjithatë më ka lënë përshtypje dashuria që kanë pasur këtabanorë për futbollin. Duhet të kujtojmë një njeri shumë të madh që ka dhënëshumë për këtë vend – punëtorin e palodhshëm Skënder Berisha”, shtoi Selmanaj.

 

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, falënderoi ministren eMKRS-së, Vlora Dumoshi, dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, të cilëtishin të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve. Ai tha se KuvendiKomunal i Suharekës ka ndarë 7 hektarë tokë për stadiumin në fshatin Studenqan,ndërsa ndërtimi i tij do të bëhet me 500 mijë euro të ndara nga Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Prapa