Urimi i Ministres Dumoshi për Ditën e Romëve

08.04.2020

 

Sot, më 8 Prill festojmë Ditën Ndërkombëtare të Popullit Rom, këtij komuniteti të dashur, që sot kremton për traditat e pasura kulturore, trashëgiminë e larmishme, historinë e veçantë dhe gjuhën melodioze.

Si Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë. Pavarësisht se në çfarë kanë kaluar romët, jo vetëm në Kosovë, por në tërë botën ata gjithmonë kanë ruajtur kulturën e tyre. Jo rastësisht historia dhe kultura rome luajnë rol unik në ndërtimin e Evropës. 

Në këtë ditë të shënuar, dua të kujtoj artistët shumë dimensionalë Kujtim Paçaku e Esma Rexhepova, arti i të cilëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kohë. 

Do t'i kujtojmë përjetësisht.

Prapa